Rizvanolli: Asnjë megavat nga EFT – 28 Nëntori s’duhet helmuar me dezinformata
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj shpërndarjes së dezinformatave që lidhen me furnizimin me energji elektrike gjatë 28 Nëntorit duke i cilësuar ato si tentativa të ulëta politike për të helmuar një ditë të shenjtë për kombin shqiptar.
Rizvanolli theksoi se 28 Nëntori është data më e rëndësishme për shqiptarët dhe se përdorimi i kësaj feste për të përhapur gënjeshtra është i papranueshëm.
Ajo bëri të ditur se KOSTT ka analizuar të gjitha të dhënat për këtë ditë dhe rezultatet janë të qarta: nuk ekziston asnjë fakt që qoftë edhe një MWh i konsumuar në Kosovë të jetë blerë apo bartur nga kompania EFT e Vuk Hamoviqit. /Kosova.info/
