Morina mbështet kandidimin e Janina Ymerit: Hapi më i qëlluar për LDK-në, votojeni Janinën

Gazetari Idriz Morina ka shprehur publikisht mbështetjen e tij të plotë për kandidimin e Janina Ymerit për deputete duke e cilësuar këtë si njërin nga hapat më të qëlluar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Morina theksoi se përpara Janinës kanë qenë dhjetëra aktivistë të LDK-së që kanë siguruar vota të mëdha për partinë – disa që kanë paguar me jetë, si Bardhylja, të tjerë me plagë, sakrifica, përballje me pushtete të padrejta apo duke mbijetuar kohët më të vështira. Ai u kujtoi qytetarëve se në LDK ekziston një histori e gjatë e njerëzve që nuk janë dorëzuar kurrë, pavarësisht sfidave kombëtare e politike.

Në këtë kuadër, Morina tha se kandidimi i Janinës përfaqëson një vazhdimësi të kësaj fryme të qëndresës dhe kontributit të sinqertë duke bërë thirrje që qytetarët ta mbështesin fuqishëm në zgjedhje.

“Votojeni Janinën!”, përfundon ai duke theksuar besimin e tij se ajo do të jetë zëri që LDK ka nevojë ta ketë në Kuvend. /Kosova.info/

Go to TOP