Vdes një grua, burri dyshon se nuk u trajtua si duhet nga mjekët

Një mashkull kosovar ka raportuar në polici se partnerja e tij, një femër kosovare me të cilën ai bashkëjetonte, ka ndërruar jetë. Sipas ankuesit, ekziston dyshimi se ndaj viktimës mund të jetë ushtruar trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit, me qëllim sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Rasti është duke u hetuar.

Go to TOP