Osmani: Begaj na mblodhi nën flamurin kuq e zi 

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë fotografi nga mbrëmja presidenciale dedikuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Ajo ka thënë se presidenti shqiptar, Bajram Begaj i mblodhi personalitete të ndryshme “nën flamurin kuq e zi”.

“28 Nëntori na kujton se çdo gur i kësaj toke është lagur me gjakun e heronjve tanë, ndaj çdo hap që hedhim sot është amaneti i tyre për më shumë integrim, afrim dhe ndërveprim”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP