Vizita e Papa Leonit në Turqi

Lexim nga Kosova

Shkruan: Albert PRENAJ

Dalja e parë e Pontifikut Papa Leonit XIV nga Selia e Shenjtë u zgjodh të jetë Turqia.

Vizitat e para jashtë shtetit nga kreu i vendit është mesazh politik jo vetëm karshi vendit të vizituar, por është mesazh qoftë edhe simbolik strategjik në këtë rast i Papatit.

Cilat janë arsyet e kësaj vizite?

Duke filluar nga aspekti historik kjo vizitë u bë në shenjë të 1700 vjetorit të Koncilit të Nikesë (365) si besim i përbashkët i të gjitha kishave zë sotme, që njihet si Besimi i Nikesë.

Veç kësaj Stambolli i sotëm, Kostandinopoja që bartte emrin e Perandorit Konstantin i cili lejoj krishterimin si fe të barabartë me të tjerat, ishte qendër historike e krishterimit lindorë dhe sot Fanari mbetet qendër e rëndësishme e ortodoksisë.

Historikisht Stambolli ishte selia e Halifës (Prijësit të Islamit) së fundit e që ishte Sulltani i Perandorisë Osmane.

Në aspektin gjeopolitik modern Turqia sot është fuqi rajonale e cila po luan rol me rëndësi të formësimin e rendit të ri botërorë. Kjo u vërejt në rolin e Turqisë në lirimin e Sirisë nga sistemi autoritar i Sadatit, si dhe atë karshi ndërmjetësimit humanitarë për transportin e drithit në Detin e Zi gjatë luftës Rusi-Ukrainë.

Papa Leoni dha një mesazh univerzalist në fund të kësaj vizite shtetërore: “Të gjithë jemi vëllezër pa dallim feje, besimi…”

Rrugëtimi i Tij vazhdon për në Liban një shtet me tre religjione i rrezikuar nga dominimi i Hesbullahut dhe ndërhyrjes nga shteti fqinj i Izraelit.

Paraardhësi i Papa Leonit, Papa Françesku kishte deklaruar se në një nga udhëtimet e tij do të mund të ishte vizita e vendeve të vogla, që njëra nga ato do të ishte Kosova.

Kur planifikon Papa Leoni të viziton Kosovën, vendin ku Shën Nëna Terezë morri thirrjen e shenjtë për jetë në celibat, jetë bamirësie dhe përkushtimi?

Është kjo një pyetje kujdestare që qëndron si premtim i pa përfunduar i Papa Françeskut.


Go to TOP