Procesi i votimit në diasporë

Shkruan: Albert PRENKAJ

Aspekti teknik për ruajtjen e integritetit dhe kredibilitetit zgjedhorë në diasporë

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë në diasporë ashtu si edhe brenda shtetit, është me rëndësi të ruhet integriteti dhe kredibiliteti i zgjedhjeve, i secilës votë si shprehje e vullnetit të lirë të secilit votues.

Meqë KQZ miratoj procesin zgjedhorë në ambasada dhe konsullata, subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në votimet e dhjetorit 2025, përmes KQZ-së duhet gjithsesi të jenë pjesë e procesit edhe në diasporë.

Fillimisht, subjektet politike duhet të jenë pjesë e përpilimit të listave të votuesve për secilën ambasadë dhe konsullatë, meqë ekziston dyshim i bazuar se gjatë votimeve të shkurtit 2025 listat e votuesve janë manipuluar.

Pra komisionet në përbërje të subjekteve politike (VV, PDK, LDK, AAK etj.) do të merrnin pjesë në formimin e listave prej 950 votuesve në secilën ambasadë dhe konsullatë të përgjithshme, zyre konsullore etj.

Për të siguruar kredibilitetin e zgjedhjeve në diasporë, në mënyrë që ambasadat, konsullatat e përgjithshme, konsullatat etj., duhet të trajtohen si vendvotime, ashtu që

subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet e dhjetorit 2025, do të duhej të emërojnë anëtarë të këshillave të vendvotimit dhe vëzhgues.

Në mënyrë që të ruhet integriteti i votës po ashtu dërgimi i materialit senzitiv (të ndjeshëm) në ambasada, konsullata të përgjithshme dhe konsullata etj., duhet bërë në përcjellje të anëtarëve të emëruar nga subjektet politike gjegjësisht KQZ, deri në vend-dërgimin e fundit.

Po ashtu procesi i kthimit të votave nga secila ambasadë, konsullatë e përgjithshëm, konsullatë etj., duhet të transportohet nën mbikëqyrje të të emëtuarëve të subjekteve politike të certifikuara nga KQZ.

Për këtë proces zgjedhorë të rëndësishëm KQZ do të duhej të punoj një udhëzues të thjesht si udhërrëfyes i nevojshëm për procedimin e procesit në diasporë.


Go to TOP