Rama në seancën e jashtëzakonshme: Sot s’ka vend për inate politike, duhet zgjidhje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal ku u diskutua kriza e ndërmarrjeve dhe bllokimi i shërbimeve publike.

Ai tha se sot nuk është dita për përplasje politike, por për zgjidhje të menjëhershme që i kthejnë qytetit funksionalitetin.

“Sot t’i lëmë inatet politike. Duhet të marrim vendime të qarta dhe të votojmë pro, që ndërmarrjet të ecin përpara dhe qytetarët të mos vuajnë,” theksoi Rama.

Sipas tij, çdo vonesë ka kosto të drejtpërdrejtë për punëtorët dhe qytetarët, prandaj kërkoi nga të gjithë anëtarët e kuvendit të mbështesin propozimet që i hapin rrugë zgjidhjes./Kosova.info/

Go to TOP