Gzim Sveçla akuzon Ramën: S’ka pasur bllokim nga qeveria, problemi është menaxhimi i komunës

Gzim Sveçla, shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, e kritikoi ashpër Përparim Ramën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës. Ai tha se kryetari po e zhvendos fajin te qeveria, ndërsa problemet vijnë nga vet komuna.

Sipas tij, buxheti, projektet dhe ndërmarrjet janë menaxhuar dobët dhe kjo ka sjellë krizën aktuale.

“Rama po thotë se qeveria ia ka bllokuar punët. Kjo nuk është e vërtetë. Asgjë s’është bllokuar. Dështimet kanë ndodhur në komunë,” deklaroi Sveçla./Kosova.info/

Go to TOP