Kujdes, LDK!

Shkruan: Saim TAHIRAJ

Mos i përsëritni gabimet e së kaluarës. Koalicioni joparimor dhe në kundërshtim të hapur me vullnetin e elektoratit të LDK-së u tregua fatal, duke e çuar partinë në vetëm 12%. Kryeneçësia e Isa Mustafës, e cila injoroi plotësisht anëtarësinë, ishte një bombë e kurdisur që shpërtheu dhe shkaktoi tronditje të thellë brenda LDK-së.

Koalicioni i paralajmëruar me Fatmir Limajn rrezikon të jetë i njëjti gabim, nëse realizohet. Ai do të shkaktojë një dridhje të re, sepse bie ndesh me vullnetin e anëtarësisë tradicionale të LDK-së. Mos gaboni të sakrifikoni votuesin e besueshëm të LDK-së për hir të një grushti votash të Fatmir Limajt—një veprim i tillë do të ishte fatal dhe i pariparueshëm.

Kthehuni tek aktivistët dhe anëtarësia e vjetër. Bisedoni me ta me qetësi, largoni inatet dhe xhelozitë, sepse suksesi qëndron te unifikimi: bashkimi i anëtarëve, figurave dhe personaliteteve të vjetra me ato të reja.

Më shumë peshë për elektoratin e LDK-së kanë personalitete si Fatmir Sejdiu apo Agim Veliu, sesa Fatmir Limaj me gjithë partinë e tij. Prandaj, largohuni nga kjo aventurë e rrezikshme.

Dëgjoni anëtarësinë tradicionale të LDK-së, ajo rrallë gabon.


Go to TOP