Hoti: Zgjedhjet po vijnë – Kosova meriton lidership serioz dhe fundin e kaosit politik

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme përbëjnë momentin kyç për t’i dhënë fund situatës së krijuar në vend, të cilën ai e përshkruan si “kaos, arrogancë dhe bllokadë”.

Në një reagim publik, Hoti tha se Kosova ka nevojë urgjente për rikthimin e lidershipit serioz dhe funksionimin normal të institucioneve. Ai theksoi se vendi ndodhet në një fazë ku është e domosdoshme që qytetarët të bashkohen për ta rikthyer shtetin në “binarët e duhur”.

“Zgjedhjet po vijnë, dhe bashkë me to mundësia për t’i dhënë fund kaosit, arrogancës dhe bllokadës. Kosova meriton lidership serioz. Tani është momenti të bashkohemi dhe ta kthejmë shtetin në binarët e duhur,” deklaroi Hoti duke shprehur besimin se LDK-ja është alternativa që mund ta sigurojë këtë kthesë. /Kosova.info/

Go to TOP