Shqipëria sot me mot të qëndrueshëm dhe kthjellime

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot të qetë dhe kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Parashikohet që gjatë ditës të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në formën e shtresave të larta dhe transparente, pa sjellë reshje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa herë pas here mund të forcohet deri në 7 m/s. Në bregdet, kjo erë do të shoqërohet me një valëzim të lehtë në det, me forcë 1–2 ballë.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, duke favorizuar qarkullimin e lirë dhe aktivitetet në ambiente të hapura.


Go to TOP