Shqipëria dhe Kosova drejt Botërorit ëndërr e përbashkët, realitet i pamëshirshëm!

Shkruan: Astrit Gashi

Në futbollin modern nuk fitojnë më ata që presin fatin, por ata që ndërtojnë disiplinë, organizim dhe identitet loje. Kombëtaret shqiptare si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë talent, kanë lojtarë në liga të mëdha, kanë energji dhe ambicie. Por nuk kanë atë që u mungon prej vitesh një strukturë të qëndrueshme dhe selektorë që dinë ta bëjnë ekipin të fortë edhe kur loja nuk të shkon. Në fazën më vendimtare të kualifikimeve, teksa ëndrra e Botërorit është më afër se kurrë, duket qartë se as disiplina nuk është aty ku duhet, ndërsa fati gjithmonë i ikën ekipeve që nuk janë të gatshme.

Play-off 26 dhe 31 marsit 2026 do të jetë gara më e ashpër që ka prodhuar futbolli europian ku 18 skuadra për vetëm 4 bileta në Botëror. Sistemi i ri është brutal, dhe avantazhin fillestar e kanë katër ekipet e vazos së parë, të cilat luajnë ndeshjet vendase dhe vijnë me një organizim shumë më të fortë sesa pjesa tjetër e konkurrentëve. Në këtë kaos skenarësh dhe llogaritjesh, çdo centimetër gabim të kushton kualifikimin.

Në këtë panoramë, Kosova ndodhet në një pozitë të brishtë, por ende të kontrollueshme. Me një barazim kundër Sllovenisë mbyll gjithçka dhe futet në mesin e 18 ekipeve. Megjithatë, ekziston edhe skenari i vështirë, por matematikisht i mundur, ku edhe me dy humbje Kosova mund të kualifikohet nëse Suedia e mund Slloveninë dhe Zvicra e mund Suedinë. Kombinim që në letër duket i arsyeshëm, por në praktikë ndodh rrallë nëse nuk ke stabilitet, qartësi dhe kontroll emocional. Për më tepër, Suedia tashmë është e siguruar në play-off përmes Ligës së Kombeve, çka e bën edhe më të paparashikueshme lojën e tyre në grup.

Situata e Shqipërisë lë më shumë shqetësime sesa shpresa. Ndeshja e mbrëmshme ndaj Andorrës tregoi qartë se, edhe pse lojtarët janë në formë të mirë në klubet e tyre, mungon struktura dhe ideja e qartë e lojës. Në teori mund të fitosh me cilëndo kombëtare, por në praktikë është shumë vështirë të mposhtësh Italinë, Belgjikën, Turqinë apo Irlandën, kur loja nuk ka ritëm, as plan, as identitet strategjik. Kjo vjen edhe si rezultat i selektorëve të dobët të dy kombëtaret vuajnë nga drejtimi teknik i cili nuk arrin të ndërtojë mentalitet fitues apo të lexojë ndeshjet në kohë reale.

Edhe shpërndarja aktuale e vazove e bën edhe më të qartë realitetin e ashpër që i pret: Belgjika, Italia, Turqia dhe Ukraina/Islanda janë në vazon 1 dhe do të jenë vendase. Polonia, Çekia, Hungaria dhe Skocia përbëjnë vazon 2. Në të tretën janë Shqipëria, Irlanda e Veriut, Bosnja dhe Kosova, ndërsa në vazon 4 gjenden Uellsi, Rumania, Suedia dhe Moldavia. Në praktikë, si Shqipëria ashtu edhe Kosova nisin menjëherë kundër një gjiganti, në fushën e tij. Kosova, edhe kur futet, përballet menjëherë me Italinë, Belgjikën, Turqinë apo Ukrainën/Island

Deri në pranverë Shqipëria dhe Kosova ndajnë jo vetëm një ëndërr të përbashkët, por edhe një realitet të pamëshirshëm por pa riorganizim, pa disiplinë dhe pa drejtim të duhur teknik, as fati nuk të vlen. E kjo u pa ne Europianin e fundit ku ishte skema e teknikut shqiptar që na prishi endrrën tonë.

Go to TOP