Përfundon projekti i TİKA-s në Prishtinë: Ndërtohet këndi i lojërave në institucionin parashkollor “Yllkat”

Nënkryetari i Kryeqytetit, Florian Dushi, bashkë me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë dhe kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), shënuan sot përfundimin e një projekti të rëndësishëm – ndërtimin e këndit të lojërave në institucionin parashkollor “Yllkat” në Prishtinë.

Në këtë rast, Dushi u shpreh se ky projekt është një investim që i sjell gëzim dhe zhvillim fëmijëve, por njëkohësisht edhe një dëshmi e miqësisë së sinqertë midis popullit të Kosovës dhe atij turk.

Ai falënderoi TİKA-n për mbështetjen, përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e Kosovës duke kujtuar se që nga viti 2004 kjo agjenci ka qenë një partnere e rëndësishme në shumë fusha, përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe trashëgiminë kulturore.

“Kjo miqësi është një vlerë që do ta ruajmë gjithmonë me respekt e mirënjohje,” tha Dushi duke vlerësuar projektin si një tjetër hap drejt përmirësimit të kushteve për fëmijët e kryeqytetit. /Kosova.info/


Go to TOP