Rritet siguria në objektet e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet ka përfunduar instalimin e sistemeve moderne të kamerave të sigurisë në të dy objektet e Brigadës Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim, raporton Kosova.info.

Ky investim është pjesë e përkushtimit të Kryetarit Përparim Rama për forcimin e infrastrukturës së sigurisë publike dhe modernizimin e shërbimeve emergjente.

Sistemet e reja do të mundësojnë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe siguri më të lartë për personelin dhe pajisjet, duke krijuar një ambient pune më të mbrojtur për ekipet profesionale të zjarrfikësve.

Nga Drejtoria theksojnë se siguria fillon nga infrastruktura, dhe çdo hap në këtë drejtim është investim për mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë publike./Kosova.info/

Go to TOP