Barça mund Celta Vigo-n, tri pikë larg Realit

Barcelona është rikthyer te fitorja në ndeshjet si mysafire, duke mposhtur Celta Vigon me rezultat 4-2 në kuadër të La Ligas.

Kjo ishte fitorja e parë jashtë fushe për katalanasit pas katër takimesh, ndërkohë që i dha fund edhe serisë prej pesë fitoreve radhazi të Celtas.

Hero i ndeshjes ishte Robert Lewandowski, i cili realizoi tre gola për Barcelonën, ndërsa Lamine Yamal shtoi edhe një tjetër. Për vendasit shënuan Sergio Carreira dhe Borja Iglesias.

Skuadra e Xavi Hernandezit dominoi pjesën e dytë, duke menaxhuar me qetësi avantazhin, edhe pse në fund mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Frenkie de Jong.

Me këtë fitore, Barcelona afrohet në vetëm tre pikë nga kryesuesit e Real Madridit, që më herët barazuan pa gola ndaj Rayo Vallecanos.


Go to TOP