Përparim Rama e turpëroi Albin Kurtin në Prishtinë – Ia dëshmoi se autokracia humb në kryeqytet!
Shkruan: Idriz MORINA
Rasti tipik, i përshkrimit figurativ i fitores së luftës së Davidit me Goliatin, Përparimi – Qeveria!
Prishtinasit e ndëshkuan Kurtin për diskriminim e paturp që ia bëri, në emër të vullnetit për pushtet, të pakufi dhe me çdo kusht e me çdo mjet!
Fitorja më e madhe në këto zgjedhje lokale është rizgjedhja në krye të Prishtinës e Përparim Ramës! Përparim Rama e mundi të gjithë makinerinë e Kurtit dhe të Vetëvendosjes, jo vetëm në fushatë, por përballë një lufte sistematike, që për gati tri vite ia bëri nëpërmjet Qeverisë.
Analistë të shumtë po mundohen ta përshkruajnë si betejën kryesore të këtyre zgjedhjeve lokale, ballafaqimin e PDK-së me Kurtin e VV-në në Mitrovicë, sepse gjatë ditëve të fundit të fushatës në raundin e parë dhe të dytë Kurti shkonte edhe disa herë në ditë në Mitrovicë, duke vënë resurset shtetërore për dobi të partisë dhe të tijën!
Por, ky angazhim i Kurtit, nuk është angazhimi sistematik me të cilin u ballafaqua jo vetëm Përparim Rama, por të gjithë prishtinasit.
Ishte shembulli më eklatant, se si një qeveri e tërë e shantazhonte kryetarin e Prishtinës, që të dorëzohej, ndoshta sepse ai gjithherë është deklaruar i pavarur, jo partiak, madje edhe në këto zgjedhje e ka thënë se nuk është pjesë e LDK-së!
– Bllokimi në mënyrën më të paturpshme i ndërtimit të Unazës së jashtme të kryeqytetit, shtyrja e të cilit projekt e rrit koston për çdo vit;
– Bllokimi i përfundimit me kohë të unazës së brendshme, kryesisht të rrugës A dhe vazhdimit të saj në anën tjetër të Veternikut, që vazhdon të lidhet me Fushë Kosovën, rrugë që do ta kishte ulur ndjeshëm mbinakrimin e komunikacionit, vonesat në punë, shpenzimet, stresin etj., por edhe bukurinë e Prishtinës dhe pamjes së re që do t’ia jepte përfshirë një hov të ri zhvillimi kryeqytetit, sidomos edhe me Unazën e jashtme.
– Përparimi e mundi edhe në kuptimin personal, kur pa fije turpi Kurti e sulmoi këtë vit, duke i thënë në një takim rasti para mediave, se ai jo vetëm do të humbte, por do të mbetej i papunë dhe të ikte në Londër!
– Pengimi në vazhdimin e rritjes së shesheve dhe të rrugës nëntokësore në “Agim Ramadani” e projekte të tjera thelbësore.
Pra, për disa vjet të tjera do të vazhdojmë të jetojmë më keq, sepse pengoi projekte thelbësore Kurti, duke na diskriminuar të gjithëve, ndërsa ka ndarë mbi 200 milionë euro si ndihma në mandatin e tij, duke ndarë nga 100 euro kryesisht, sikurse shpërdoroi edhe 26 milionë euro tani, kryesisht për studentët e rrejshëm!
Me ato para, do të ishte zgjidhur çështja e shëndetësisë së paku për 20 vitet e ardhshme dhe do të ishte ndërtuar projekti për 50 vite të ardhshme, që shqiptarët të mos shkojnë me mijëra për shërime jashtë vendit, shumë prej tyre edhe në Serbi, kundër vullnetit të tyre!
Nuk e dimë dhe nuk e marrim përsipër ta përshkruajmë se si do të qeverisë Përparimi, por është rasti tipik, i përshkrimit figurativ i luftës së Davidit me Goliatin, Përparimi – Qeveria!
Në fund të fundit, Përparimi, është edhe një mësim për LDK-në, se si mund të arrihet fitorja, pavarësisht bashkëveprimit dhe mbështetjes së parezervë të gjithë strukturave të LDK-së për të!
