Abdixhiku nga Barileva: Prishtina po feston fitoren, LDK parti e parë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vijuar turneun e tij në Prishtinë me një takim në lagjen Barilevë, pas tubimit të madh në Bregun e Diellit. Ai ka përshkruar pritjen e qytetarëve si një festë të fitores dhe ka theksuar se mbështetja e tyre e ndjen si rrugëtim të përbashkët.
“Qytetarët e Prishtinës tashmë kanë nisur festën e fitores. Rrugëtimin tonë e ndjejmë si rrugëtimin e tyre; kjo padyshim është arritja më e madhe që mund të synojmë në politikë,” ka thënë Abdixhiku.
Ai ka shtuar se LDK po del parti e parë në çdo lagje dhe fshat të kryeqytetit dhe se Prishtina është rikthyer “në shtëpi”.
Në përmbyllje, Abdixhiku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe ka bërë thirrje për përfundimin e garës me fitore duke ripërsëritur:
“Përparim Rama edhe katër!”. /Kosova.info/
