Hoti Osmanit: Gjasat për mandatar ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e Listës Serbe

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Republikës për mandatarin e ri të Qeverisë duke theksuar se ky vendim është bazuar në “gjasa” që në realitet nuk ekzistojnë.

Sipas Hotit, nga takimet e Presidentes me kryetarët e partive politike është bërë e qartë se asnjëra prej tyre nuk do të mbështesë ndonjë mandatar tjetër për formimin e qeverisë.

“E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’. Por, nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetër,” ka deklaruar Hoti.

Ai ka shtuar se mundësia për krijimin e qeverisë ekziston vetëm nëse përfshihen votat e Listës Serbe duke e përmbyllur reagimin me fjalët:

“Gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe. Gjasa të tjera nuk ka.” /Kosova.info/

Go to TOP