Morina: Si mund ta votojnë prishtinasit ish-zëvendësministrin e Edi Ramës në kohën e Ballkanit të Hapur?
Gazetari Idriz Morina ka reaguar ashpër ndaj kandidaturës së Hajrullah Çejkos në Prishtinë duke ngritur pyetje mbi qëndrimet e disa forcave politike e analistëve në raport me lidhjet e tij të mëhershme me qeverinë e Edi Ramës.
Morina ka kujtuar se Çejko ka qenë ish-zëvendësministër në qeverinë e Shqipërisë gjatë kohës kur po promovohej nisma e Ballkanit të Hapur, një proces të cilin, siç thekson ai, partitë politike në Kosovë e kanë kundërshtuar pothuajse në mënyrë unanime.
“A është e mundshme që prishtinasit ta votojnë ish-ndihmësin, në fakt zëvendësministrin e Edi Ramës, pikërisht në kohën e Ballkanit të Hapur?,” pyet Morina duke shtuar se Vetëvendosje dhe disa analistë e patriotë të vetëshpallur “kanë gojën plot flakë kundër Ramës, por heshtin kur shfaqet Hajrullah Çejko”.
Në fund, gazetari ironizon faktin se, sipas tij, “Çejko vetëm së fundmi ka pranuar ta shqipërojë mbiemrin e tij, pasi forma ‘Çejko’ nuk ka asnjë lidhje me gjuhën shqipe.” /Kosova.info/
