Osmani: Bashkë me Majlind Sadriun për zhvillim gjithëpërfshirës

Kandidati për kryetar komune të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë ngushtë me Majlind Sadriun nga Lëvizja për Bashkëveprim, në kuadër të një vizioni të përbashkët për përmirësimin e jetës në komunë.

“Me Majlind Sadriun nga Lëvizja për Bashkëveprim, bashkë për një Fushë Kosovë gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të barabartë për të gjithë! Komunitetet tona meritojnë kujdes të veçantë nga shumica, dhe së bashku me Majlindin do të angazhohemi me përkushtim për ta bërë këtë vizion realitet,” ka deklaruar Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP