Rama nderon Zahir Pajazitin: Simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar sot heroin kombëtar Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e tij duke e quajtur atë një nga figurat më të mëdha të historisë së Kosovës.

“Sot kujtojmë dhe festojmë ditëlindjen e Zahir Pajaziti, njërit prej heronjve më të mëdhenj të Kosovës, simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë së pafund për atdheun,” ka shkruar Rama.

Ai theksoi se trashëgimia e Zahir Pajazitit vazhdon të frymëzojë brezat për drejtësi, unitet dhe për shpirtin e pavarësisë që bashkon popullin shqiptar.

“Le ta mbajmë gjallë idealin e tij me krenari dhe përgjegjësi duke e çuar përpara lirinë për të cilën ai luftoi, përmes përkushtimit tonë të përbashkët për një Kosovë më të mirë. Respekt dhe mirënjohje e përjetshme,” ka përfunduar Rama. /Kosova.info/


Go to TOP