Gjendet pa shenja jete 67-vjeçarja në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe stafi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e vdekjes.

Ndërsa rasti nga policia është iniciuar dhe po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”.


Go to TOP