Akt vandal në Rrugën B, dëmtohet ormani i ndriçimit publik

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar opinionin publik se persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar ormanin e ndriçimit publik në Rrugën B, në Prishtinë. Ky veprim, sipas Drejtorisë, përbën një shkelje të rëndë ndaj pronës publike dhe rrezikon sigurinë e qytetarëve.

“Ftojmë organet kompetente të sigurisë që të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj kryesve të këtij akti vandal, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më,” thuhet në njoftim.

Drejtoria thekson se do të vazhdojë me përkushtim punën për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e infrastrukturës publike duke siguruar që çdo hapësirë e kryeqytetit të jetë e ndriçuar dhe e sigurt.

“Askush nuk mund të na ndalë në përpjekjet tona për një ambient më të ndriçuar, më të sigurt dhe më të bukur për të gjithë qytetarët,” përfundon njoftimi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike. /Kosova.info/


Go to TOP