Superliga e basketbollit vazhdon sot me derbin Trepça-Bashkimi

Superliga e Kosovës në basketboll sjell sot derbin e javës, ku përballen dy rivalët e mëdhenj – kampionia në fuqi Trepça dhe nënkampioni Bashkimi.

Kjo përballje pritet të ndezë atmosferën në parket, pasi duelet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë sjellë spektakël dhe emocion.

Kujtojmë se në sezonin e kaluar, Trepça dhe Bashkimi zhvilluan gjashtë super finale, që ngritën adrenalinën në maksimum, me “xehetarët” që fituan serinë me rezultat 4:2 dhe u shpallën kampionë të Kosovës.

Ndërkohë, interesant pritet edhe dueli mes Yllit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që ende nuk kanë shijuar fitoren në këtë edicion dhe kërkojnë me ngulm fitoren e para për të ndryshuar ecurinë në kampionat.


Go to TOP