E kryqëzojnë Armend Zemajn për dhunues, por vrasjet e Ahmet Krasniqit, tre Zemajve etj., i shohin dhunë “skofiare”
Shkruan: Idriz MORINA
I madh e i vogël thuaja në VV, e besa edhe do të vetshpallur rugovista të “guxizmit”, që edhe në këto zgjedhje nuk e di a i morën 3 mijë vota në Kosovë (me përjashtim të Mitrovicës ku po garon prakitikisht VV-ja), dhe vazhdojnë të vetquhen parti, po e dënojnë si antirugovizëm reagimin e papërmbajtshëm të Zemajt, një familje që jetonte me vite edhe me ankthin e përndjekjes nga krimi i organizuar, edhe me pamundësinë e zbardhjes së vrasjes së trefishtë të kolonelit Tahir Zemaj, të birit Enisit dhe Hasanit, kryetar i Forumit Rinor në Deçan!
Të gjithë këta që nuk i kujton si viktima të krimit të organizuar politik për asnjë moment lideri i tyre shpirtëror mashtrues, gënjeshtar, manipulues, rekordmeni i shkeljeve kushtetuese, serbofoni, recidivisti i pa ndëshkuar i krimeve penale, edhe sipas vendimit të Gjykatës Supreme Albin Kurti!
Këtë vit ishte 27 vjetori i vrasjes në atentat në Tiranë të ministrit të Mbrojtjes në Detyrë, Komandantit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit, i krimit të organizuar të shtetit të Shqipërisë në mbështetje të grupit politik që organizoi vrasjet politike.
Ishte viti i 27-të që Albin Kurti, as si student, as si veteran i UÇK-së (nëse ka qenë në kuptimin e mirëfilltë të konceptit), as si aktivist pas luftës, as si kryetar i OJQ-së, as i VV-së si parti jo politike, e më pas edhe politike, as si deputet dhe as si kryeministër, kurrë dhe asnjëherë të vetme nuk e ka dënuar këtë vrasje makabre, që ishte uvertura e vrasjes, plagosjes, rrahjes, burgosjes, etj., të qindra aktivistëve dhe figurave eminente të LDK-së dhe shtetit!
Pra, ato vrasje politike, për të cilat, vetëm për disa raste në fushatën e vitit 2019 bëri thirrje për zbulim, kurrë më nuk u bën as pjesë e retorikës, le më të qëllimit për Kurtin!
Për ata që mbështesin Kurtin dhe janë kaq thellë të zhgënjyer nga ajo që ndodhi në shesh, vrasjet me rrebeshe plumbash, në prita, në hyrje të banesave, kidnapimi në shkolla etj, janë thjeshtë dhunë “skofiare”!
Vrasjet politike janë plaga më e thellë e shoqërisë sonë, dhe ende janë vatër e mospajtimeve.
Për moszbardhjen e vrasjeve politike, asnjë fjalë për drejtësinë, e munguar apo edhe të mohuar, por kur arrestohen të dyshuarit për vjedhje masive, çohet peshë Kurti t’i mbrojë, dhe duke e shpallur drejtësinë armike!
Sa i përket rastit të Armendit, nuk kam asgjë çka t’i shtojë reagimit të tij, në kërkimfaljen publike, por këtyre të mashtruarve, të kthyer në rrenca kronik nga infektimi i Kurtit, nuk iu bën përshtypje kërkimfalja, sepse për ata nuk ekziston edhe kur e sakatojnë atdheun, jo më një individ, një grup apo vetë shtetin!
