​Ushtarët amerikanë e gjermanë të KFOR-it stërviten në Bondsteel për situata emergjente

Njësitë e KFOR-it zhvilluan një aktivitet stërvitor për të testuar aftësitë e personelit në menaxhimin e incidenteve të shumta, ofrimin e kujdesit të menjëhershëm mjekësor dhe koordinimin e evakuimit të pacientëve. Stërvitjen e drejtuan ushtarët amerikanë dhe gjermanë duke punuar ngushtë me zjarrfikësit e Camp Bondsteel për një reagim të integruar dhe në kohë ndaj emergjencave reale.

KFOR-i theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha njësive të përfshira për ruajtjen e gatishmërisë operative dhe për sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.

Mandati i KFOR-it, sipas Rezolutës 1244 të OKB-së të vitit 1999, përfshin sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në përgjegjësitë e tyre për sigurinë. /Kosova.info/


Go to TOP