Rama nënshkruan marrëveshje me RIT Kosovo për themelimin e Laboratorit të përbashkët të R&D

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me RIT Kosovo, e cila synon të forcojë lidhjet ndërmjet arsimit dhe teknologjisë në kryeqytet.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, do të themelohet Laboratori i përbashkët i Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D), ku studentët do të kenë mundësinë të zhvillojnë ide inovative që shërbejnë për qytetin – nga zgjidhjet në fushën e inteligjencës artificiale deri te digjitalizimi i shërbimeve komunale.

Rama theksoi se ky hap është pjesë e vizionit për të fuqizuar gjeneratat e reja përmes edukimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional duke e bërë Prishtinën një qendër të inovacionit dhe zhvillimit digjital. /Kosova.info/


Go to TOP