Tahiri ia kthen Abdixhikut: Lideri i mirë nuk e ‘kall’ shtëpinë e tij
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e quajti qyqan, kryetarin e degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, i cili sipas tij pa autorizimin e partisë dhe tinëz, nënshkroi koalicion me Vetëvendosjen, madje në prani të Kurtit.
Tahiri, nënshkruesi i koalicionit, ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet gjërësisht Abdixhikut, nesër në një intervistë për Kanal 10.
E plotë:
Për të vërrtetën, me fakte, për marrëveshjet nën tavolinë dhe çdo gjë tjetër, nesër mrama në Kanal 10, ora 21:00h.
Lideri i mirë nuk e ‘kall’ shtëpinë e tij!
