Rama: Bashkë e kemi nisë, bashkë kemi me i kry krejt punët te Santea

Kryetari i Prishtinës dhe kandidat për një mandat të ri, Perparim Rama, ka shpërndarë një mesazh optimist dhe bashkëpunues për qytetarët e kryeqytetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se angazhimi i tij dhe i ekipit të tij nuk është vetëm individual, por një përpjekje e përbashkët me qytetarët:

“Bashkë e kemi nisë, bashkë kemi me i kry krejt punët te Santea”, ka shkruar Rama, duke iu referuar planit të zhvillimit dhe projekteve që po realizohen në komunë.

Ky mesazh vjen në një kohë kur kryeqyteti përgatitet për zgjedhjet lokale, dhe Rama synon të theksojë vazhdimësinë e projekteve të nisura, duke përfshirë investime infrastrukturore, urbanistike dhe sociale në lagjet e ndryshme të Prishtinës.

Go to TOP