Zelensky thotë se thirrja e Trump për të ngrirë vijat aktuale të frontit është një ‘kompromis i mirë’

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha të mërkurën se thirrja e presidentit amerikan Donald Trump që Ukraina dhe Rusia të ndalen në vijat aktuale të frontit ishte “një kompromis i mirë”, raporton Reuters.

Por Zelenskyy, i cili po viziton vendet nordike, tha se dyshonte se presidenti rus Vladimir Putin do ta mbështeste atë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Sipas Agence France-Presse (AFP), Zelenskyy u tha gazetarëve: [Trump] propozoi ‘Të qëndrojmë aty ku qëndrojmë dhe të fillojmë bisedën’. Mendoj se ky ishte një kompromis i mirë, por nuk jam i sigurt se Putin do ta mbështesë atë dhe ia thashë presidentit [amerikan].

Kjo vjen ndërsa planet për të mbajtur një samit midis Trump dhe Putin në Budapest janë pezulluar pasi u raportua se Ukraina dhe aleatët e saj europianë ishin bashkuar në nxitjen për një armëpushim pa lëshime territoriale nga Kievi.

Megjithatë, Rusia tha të mërkurën se përgatitjet për një samit presidencial midis Putin dhe Trump po vazhdojnë ende.

Go to TOP