Rrahje në Podujevë, një i lënduar

Një incident me rrahje dhe shkrepje armësh ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Burimet e RTK-së bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur te “Rrethi i Kërpimehit”. Policia është e pranishme në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar situatën.

E sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre  1 dëshmitar dhe  tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast”, thuhet në njoftimin e policisë.


Go to TOP