Lojërat me zjarrin e luftës

NË ÇËSHTJET USHTARAKE, BUSULLA DHE LEXIMI I HARTËS TOPOGRAFIKE JANË BAZA E EDUKIMIT USHTARAK — DHE KUJT I DUHET NJË USHTRI QË HUMB RRUGËN NË SHTËPINË E VET?!

Shkruan: Fadil KAJTAZI

Para më shumë se 2400 vjetësh, strategu i madh Sun Xu e definonte luftën “si detyrë të madhe për shtetin, rrugën e jetës dhe të vdekjes së një kombi-shteti”.

Zhvillimi i historisë politike të njerëzimit deri në ditët e sotme e ka bërë te pavdekshme teorinë e këtij mendimtari gjenial: se një shtet, popull apo komb duhet të hyjë ose të mos hyjë ne luftë vetëm “pasi ta ketë fituar atë paraprakisht”, siç thoshte ai – pra, vetëm pas llogaritjeve të sakta, sepse përndryshe shkatërrohet.

Edhe pse kjo teori, ne forma të ndryshme, është ditur, politikanë dhe ushtarakë aventurierë janë hedhur në luftë nga egoja e tyre, pa llogaritje të sakta. Si pasojë e kësaj, historia e njerëzimit dokumenton se jane zhdukur shumë popuj, shtete e perandori. Ne shqiptarët nuk kemi pse të kërkojmë shembuj më larg – mjafton të analizohen luftërat ilire-romake.

Në Evropën e fillimit të shekullit të kaluar, nga pikëpamjet aventureske për luftën, u zhdukën dy perandori të mëdha: ajo Gjermane dhe ajo Austro-Hungareze. Po ashtu, nga të njëjtat mendësi, më 1945 u shua Perandoria shekullore Japoneze, duke provuar mbi trupin e saj edhe dy bomba atomike. Gjermania, përveç shkatërrimit në masë, jetoi e ndarë për gati gjysmë shekulli. Dhe ne jemi dëshmitarë se, nga e njëjta mosllogaritje dhe nga mendësia egoiste militariste, më 1999, Serbia u bombardua 78 ditë dhe humbi një pjesë të territorit.


Go to TOP