Fitorja e LDK-së në Junik, Shehu: “Urime Juniku im, vazhdojmë +4 pa balotazh”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik ka shpallur fitoren pas përfundimit të votimit në zgjedhjet komunale të 2025-ës.

Në një reagim publik, ai ka theksuar se LDK ka arritur një fitore historike në komunën e Junikut, duke siguruar edhe një mandat të ri pa balotazh.

“Sikurse të gjitha premtimet tjera, sot e kemi mbajtur edhe një tjetër premtim që e kemi thënë nga fillimi: VAZHDOJMË +4 PA BALOTAZH së bashku me mërgatën tonë të dashur. Sonte e kemi festën e fitores historike, për Junikun tonë që e duam pafund. Zoti e bekoftë Junikun dhe junikasit. Rroftë Lidhja Demokratike e Kosovës,” – thuhet në reagim.

Go to TOP