Gashi: Prishtina meriton më të mirën – më 12 tetor votoni Përparim Ramën dhe LDK-në
Kandidati për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Astrit Gashi, ka bërë sot thirrje për mbështetje një ditë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, duke ftuar qytetarët të votojnë për kandidatët e LDK-së në kryeqytet.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Gashi tha se këto zgjedhje janë vendimtare për rrugën që do të ndjekë Prishtina në katër vitet e ardhshme.
“Një ditë para vendimit tuaj! Një ditë para se vota juaj të përcaktojë rrugën e Prishtinës për katër vitet e ardhshme. Në këtë garë nuk jemi rastësisht – jemi këtu sepse besojmë thellë në Prishtinën dhe Kosovën tonë. Me dekada kemi qenë pranë qytetit dhe vendit tonë duke punuar për të ardhmen që e meritojmë të gjithë,” ka deklaruar Gashi.
Ai theksoi se Kosova është tokë e bekuar dhe se Prishtina, si zemra e saj, meriton më të mirën – duke e cilësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës si garanci për zhvillim, përgjegjësi dhe stabilitet.
“Kosova është tokë e bekuar nga Zoti, dhe qendra e saj – Prishtina – meriton më të mirën. Dhe më e mira është Lidhja Demokratike e Kosovës – garantuesja e vetme e vendit tonë,” u shpreh ai.
Në fund, Astrit Gashi u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për LDK-në dhe për kandidatin për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramën.
“Më 12 tetor, votoni për të ardhmen, për punën dhe për përgjegjësinë:
✅ Përparim Rama – nr. 113
✅ Astrit Gashi – nr. 46,” përfundoi ai.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen nesër, më 12 tetor, në të gjitha komunat e vendit, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët dhe asambletë komunale për mandatin e ri katërvjeçar. /Kosova.info/
