Uran Ismaili në takim me studentët: Të rinjtë, pjesë e ndryshimit që po vjen në Prishtinë më 12 tetor!
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me studentët e RIT Kosovo (A.U.K), ku ka biseduar për potencialin e të rinjve dhe rolin e tyre në ndryshimin e qytetit.
Në këtë takim, ai foli për rëndësinë e llogaridhënies dhe mbajtjes së përgjegjësisë në politikë, si dhe për zgjidhjet konkrete që ka për çdo lagje dhe fshat të Prishtinës.

