Demi-Murtezi: Qëndrimi i VV-së për nënkryetarin e Listës Serbe është i qartë, dëmi u bë me certifikimin e tyre

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, duke i lënë deputetëve afat 12 ditë për ta përmbyllur këtë proces.

Seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet sot nga ora 10:00, ndërsa në rend dite pritet të jetë zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë çështje është i qartë, megjithatë deri më tani nuk është zhvilluar ndonjë diskutim i brendshëm për mënyrën e veprimit.

Go to TOP