Berisha në Peqan: Do ta kthejmë besimin e qytetarëve me punë të ndershme e projekte konkrete

Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Dardan Berisha, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në fshatin Peqan.

“Është kënaqësi e madhe të jemi sot bashkë! Peqani ka dhënë shumë për Suharekën me kontribut në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me kuadro të vyer në ndërtimin e institucioneve pas luftës,” ka deklaruar Berisha.

Ai theksoi se besimin e qytetarëve do ta kthejnë me punë të ndershme, projekte konkrete dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj secilit qytetar të komunës.

Në këtë takim, Berisha ishte i shoqëruar nga kandidatët për Asamblenë Komunale, Shpejtim Arifaj dhe Njomza Fetiu, me të cilët premtoi angazhim maksimal për zhvillimin e Peqanit dhe të gjithë Suharekës.

#191PDK #KryetarDardanBerisha #MaMirëPërSuharekën #ShpejtimArifaj7 #NjomzaFetiu17 /Kosova.info/


Go to TOP