Trump shpall marrëveshjen historike të paqes mes Izraelit dhe Hamasit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka njoftuar se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes të propozuar nga SHBA-të.

“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë miratuar fazën e parë të planit tonë të paqes. Kjo do të thotë se të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat deri në vijën e përcaktuar me marrëveshje,” – deklaroi Trump.

Sipas tij, këto janë hapat e parë drejt një paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme.

“Të gjitha palët do të trajtohen me drejtësi. Ky është një ditë e madhe për botën arabe e myslimane, për Izraelin, vendet përreth dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” – shtoi ai.

Trump falënderoi Katarin, Egjiptin dhe Turqinë për rolin ndërmjetësues në arritjen e kësaj marrëveshjeje historike.

“Të lumtë ata që sjellin paqe!” – përfundoi Trump.

Go to TOP