Osmanaj: Kujdesi shëndetësor parësor po përmirësohet, por sfidat me mungesën e stafit dhe digjitalizimin mbeten
Udhëheqësi i Divizionit të Kujdesit Parësor Shëndetësor në MSh thotë se infrastruktura është përmirësuar nga 56% në 68% që nga viti 2016, por komunat ende përballen me mungesë mjekësh, infermierësh dhe pajisje për zbatimin e plotë të Sistemit të Informimit Shëndetësor në MSh
Kosova.info: Si e vlerësoni gjendjen aktuale të shëndetit primar në Kosovë?
Shaban Osmanaj: Infrastruktura dhe cilësia: Sipas studimit të projektit Accessible Quality Healthcare (AQH), gjendja e infrastrukturës së kujdesit shëndetësor primar ka përmirësuar që nga 2016: në vitin 2016 infrastruktura PKH ishte mesatarisht 56%, ndërsa, në 2023 arriti në 68%, kurse shërbimet dhe përvojat e pacientëve ka përmirësime, por jo në të gjitha komunat njësoj
Cilësia e shërbimeve klinike, komunikimit me pacientë dhe garantimi i medikamenteve vazhdojnë të jenë sfida në disa rajone. Shërbimet primare janë koncept i njohur (familje-mjeku, ekipe familjare) dhe janë baza e sistemit, por përdorimi nuk është gjithmonë optimal. Njerëzit shpesh e anashkalojnë nivelin primar kur shërbimet nuk plotësojnë pritshmërinë ose kur specialistët ose shërbimet në nivel sekondar/terciar duket se janë më të preferuara.
Kosova.info: Çfarë masash po merren për të përmirësuar qasjen e qytetarëve tek shërbimet bazë shëndetësore?
Shaban Osmanaj: Ministria e Shëndetësisë ka një marrëveshje bashkëpunimi ndërkombëtar me AQH (Accessible Quality Healthcare), e cila është një prej projekteve kryesore që punon për forcimin e kapaciteteve në kujdesin parësor Shëndetësor, sidomos për pacientët me sëmundje jo-infektive
Projekti KOMPAS që mbështetet nga Banka Botërore, ka për qëllim përmirësimin e kapacitetit institucional, financimit, dhe sistemit të informacionit shëndetësor duke lehtësuar monitorimin real-kohë dhe matjen e performancës. Ministria e shëndetësisë ka hartuar dy dokumente më rëndësi në zhvillimin e kujdesit parësor shëndetësor si: Plani i Veprimit për Kujdesin Parësor Shëndetësor , pastaj grupi nacional që harton udhërrëfyes dhe protokolle si dhe dokumentin strategjik për ndërhyrje në fëmijërinë e hershme nga mosha 0- 6 vjeç.
Gjithashtu MSh përmes politikave zhvillimorë dhe në bashkërendim me partner si AQH UNICEF etj. ka ndikuar në forcimin e rolit të nivelit lokal / të komunave: Shkëmbime përvoja mes komunave, krijimi / zhvillimi i Qendrave të Burimeve Shëndetësore bashkëveprojnë me QKMF-të për mbështetje të pacientëve, sidomos në zonat rurale. Programet e vizitave në shtëpi për foshnjat dhe fëmijët: UNICEF ka bërë integrimin e programit të vizitave në shtëpi në 38 komuna duke shërbyer mbi 18,000 fëmijë të sapolindur çdo vit, me prioritet për familjet më vulnerabil.
Kosova.info: Si po trajtohen sfidat e mungesës së mjekëve të familjes apo infermierëve nëpër rajone?
Shaban Osmanaj: Sfidë në vete paraqet mungesë e personelit ka a disa raporte që tregojnë se komunat si Fushë-Kosovë, Klina dhe Ferizaj kanë mungesë të madhe të stafit shëndetësor (mjekë, infermierë, stafi ndihmës). Për pasojë disa Komuna në mungesë të stafit shëndetësor (Mjekë infermiere dhe lami tjera ) ka bërë kontraktime të shërbimeve shëndetësor për shkak të mungesave të stafit, ku disa komuna kanë kontraktuar organizata jashtë-qeveritare si Caritas për të ofruar shërbime shëndetësore.
Si rrjedhojë e mungesë së stafit po ashtu komunat vazhdojnë të bëjnë kërkesa për shtim stafi, por procedurat e konkurrencës, mungesa e financimit, ose mungesa të specializimeve bëjnë që plotësimi i këtyre nevojave të jetë i ngadaltë dhe të paraqet sfidë në vete ofrimin me kohë dhe cilësor të shërbimeve shëndetësore
Një tjetër faktor i rëndësishëm është largimi i profesionistëve shëndetësorë nga Kosova duke shkaktuar boshllëqe në disa rajone. Ministria e Shëndetësisë, po ashtu, ka hapur konkurse për specializime të reja dhe në konkursin e fundit janë pranuar 4 specializantë në Mjekësinë Familjare.
Kosova.info: Çfarë roli ka teknologjia (p.sh., digjitalizimi i pacientëve) në shërbimet primare?
Shaban Osmanaj: Sistemi i Informimit Shëndetësor ka filluar por nuk është plotësisht i implementuar. Sistemi Shëndetësor apo HIS ka module bazë që përfshijnë të dhëna personale, vizita, konsultime, vaksinime, menaxhimin e farmacive, kujdesin për sëmundjet infektive, por shumë module – që synonin të jenë pjesë e tij – ende nuk funksionojnë ose përdoren në të gjitha institucionet.
Digjitalizimi i shërbimeve e pacientëve: Përdorimi i modulet për e-receta, survejancë sistem, laboratorë dhe sisteme për burimet njerëzore. Por ka mungesë të pajisjeve harduerike dhe jo të gjitha qendrat lokale kanë infrastrukturë për të përkrahur këto sisteme.
Kosova.info: Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet shëndeti primar në Kosovë?
Shaban Osmanaj: Dallime të mëdha mes komunave për cilësinë e infrastrukturës, pajisjeve, disponueshmërinë e medikamenteve dhe personelit. Siç u përmend, mungesa e mjekëve familjarë dhe infermierëve veçanërisht në zonat rurale, emigracioni, dhe vonesat në procedurat administrative për emërime. Sistemi HIS nuk është implementuar plotësisht në të gjitha qendrat, për shkak të mungesës së pajisjeve, burimeve financiare, stafi jo i trajnuar mjaftueshëm.
Pacientët shpesh anashkalojnë nivelin primar ose bëjnë direkt kërkesë për specialistë, kur besojnë se nuk do të marrin shërbim të mjaftueshëm nga mjeku familjar
Financimi, buxhetimi:
Kujdesi Shëndetësor parësor financohet përmes grandit specifik me çka në krahasim me vitin e kaluar kemi një rritje të buxhetit për mbi 20 milionë euro.
Po ashtu për vitin 2026 janë paraparë shtimi i 4 profileve si Logoped, fizioterapeut ose ergoterapeut, psikolog dhe punëtor social dhe parashihen që në nivel vendi të shtohen edhe mbi 190 vende pune për këto profile
Sa po punohet në programet e parandalimit dhe edukimit shëndetësor për qytetarët?
Shaban Osmanaj: Veprimtaria për edukim dhe promovim shëndetësor: Përmes projekteve si AQH, ka aktivitete për promovim shëndetësor në komunitete, për sëmundje jo-infektive, vizita edukative, Qendrat e Burimeve Shëndetësore që ofrojnë edukim dhe promovim. Programet për fëmijë të vegjël / shërbimet në shtëpi: Siç u përmend, vizitat në shtëpi për fëmijët e sapolindur, mbështetja për zhvillim, nutricion, informim për kujdesin parësor. Preventivë për sëmundjet kronike: Ka përpjekje për trajtim parandalues për sëmundjet si hipertensioni, diabeti – udhëzime, protokolle, identifikim dhe vazhdimësi e kujdesit shëndetësor.
