Shehu: Në mandatin e dytë do ta ndërtojmë palestrën e mbyllur sportive në Junik
Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të dytë, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se në mandatin e ardhshëm planifikohet ndërtimi i palestrës së mbyllur sportive në këtë komunë.
Përmes një postimi drejtuar qytetarëve, Shehu ka njoftuar se për këtë projekt do të investohen mbi 300 mijë euro, me qëllim që rinia dhe sportistët e Junikut të kenë një hapësirë moderne që plotëson standardet ndërkombëtare.
“Projektin e detajuar tanimë e kemi të gatshëm dhe në mandatin e dytë mbetet vetëm implementimi. Prandaj, urime të gjithëve palestra sportive e Junikut,” ka deklaruar Shehu.
Ai ka shtuar se ky është vetëm njëri nga projektet që do të realizohen në kuadër të vizionit të tij për zhvillimin e Junikut duke përmbyllur mesazhin me fjalët:
“Vazhdojmë +4 pa balotazh.”
#LDK113
#JunikuPërtej /Kosova.info/
