Bashkim Fazliu: Ferizaj ta ketë vetëm këtë emër zyrtar për përdorim
Fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në formë kryesisht në rrjetet sociale, po e vazhdon edhe Bashkim Fazliu, i cili është kandidat i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt. E sot, fushatën e mbajti pranë teatrit të qytetit, ku edhe paraqiti disa nga planet e tij, në rast se fiton vota të mjaftueshme për t`u bërë pjesë e institucionit komunal.
Mes tjerash, Fazliu tha se synon që përmes ndryshimeve ligjore, Ferizaj ta ketë vetëm këtë emër zyrtar për përdorim dhe jo atë që përdoret në gjuhen serbe.
Duke e mbajtur aktivitetin elektoral pranë teatrit të qytetit, tha se publikisht i kishte ftuar edhe besimtarët islam, për të bërë një bashkëbisedim të hapur për tema të ndryshme. Por nga këta të fundit askush nuk mori pjesë.
