Haziri: Ushtarët e Ibrahim Rugovës janë çuar në këmbë për fitoren e madhe më 12 tetor

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari degës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka deklaruar se mbështetja e banorëve të lagjeve “Dheu i Bardhë”, “2 Korriku”, “Baja” dhe “Fidanishtja” në Gjilan ka vulosur fitoren e LDK-së që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

“Ushtarët e Ibrahim Rugovës janë çu në këmbë për ta bërë fitoren e madhe më 12 tetor”, ka theksuar Haziri duke shprehur besim të plotë në kandidatin e LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, dhe ekipin e tij, ku përfshihen Nevzad Rushiti, Afërdita Balaj, Fitim Guda, Ganimete Sabedini, Gresa Krasniqi Fazliu, Fitim Bajrami, Nazim Mehmeti dhe Ramadan Ismajli.

Haziri shtoi se çdo herë që “ushtarët e Rugovës” janë mobilizuar në këto lagje, fitorja e LDK-së ka qenë plebishitare. Ai theksoi se synimi kryesor është rikthimi i Gjilanit në rolin e tij si kryeqendër politike, ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës, sportit dhe rinisë.

“Faleminderit për këtë mbështetje madhështore dhe besim ndaj LDK-së. Ai po vjen – besë dhe shpresë për Gjilanin”, përfundoi Haziri.

#GjilaniPertej #BashkePerGjilan #ArberIsmajli113 /Kosova.info/


Go to TOP