Juniku do të bëhet me pishinën e parë gjysmë olimpike, Shehu premton realizimin gjatë mandatit të dytë
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se qyteti shumë shpejt do të bëhet me pishinën e parë gjysmë olimpike. Projekti, i cili pritet të kushtojë rreth gjysmë milioni euro, do të realizohet gjatë mandatit të dytë të tij dhe sipas standardeve më të fundit ndërkombëtare.
“Juniku do të bëhet me pishinë e parë gjysmë olimpike. Ky projekt do kap vlerën rreth gjysmë milioni euro dhe do të realizohet gjatë mandatit tonë të dytë në përputhje me standardet e fundit ndërkombëtare. Urime të gjithëve”, ka deklaruar Shehu.
Ai gjithashtu u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit duke theksuar se LDK do ta çojë përpara transformimin e Junikut.
“Pak ditë na ndajnë nga fitorja e 12 tetorit, në mënyrë që të kompletojmë transformimin e Junikut. Vazhdojmë +4 pa balotazh”, ka shtuar Shehu.
#LDK113 #JunikuPërtej /Kosova.info/
