Vëhet gurthemeli i shkollës dhe kopshtit të ri në Mitrovicën e Veriut
Në `Lagjen e Boshnjakëve` të Mitrovicës së Veriut është vënë gurthemeli për ndërtimin e shkollës dhe kopshtit për fëmijë.
Vënja e gurthemelit është bërë nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ministrja në detyrë e Arsimit Arbëri Nagavci dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Këtu, Kurti tha se fillimi i ndërtimit të këtyre objekteve të arsimit është shumë i rëndësishëm për fëmijët e kësaj ane. Ai ka bërë të ditur se vlera e këtij projekti do të kap shifrën e mbi 4 milion eurove, derisa pritet të ndërtohet për 18 muaj.
Numri i nxënësve që pritet të mësojnë në këtë objekt, duke përfshirë edhe fëmijët në kopsht, është rreth 500.
