Kosova për herë të parë në Konferencën Evropiane të Xhazit

Kosova po shënon një moment të rëndësishëm në fushën e muzikës duke u bërë për herë të parë pjesë e Konferencës Evropiane të Xhazit (European Jazz Conference), që është ngjarja më e rëndësishme për xhazin dhe muzikën kreative në Evropë.

Kjo është arritur falë festivalit ‘Mitrovica International Jazz Days’, i cili ka marrë ftesë të veçantë nga Karolina Juzwa, presidente e rrjetit prestigjioz Europe Jazz Network (EJN) për të qenë pjesë e kësaj konference.

“Ftesa e veçantë erdhi nga Karolina Juzwa, presidente e Europe Jazz Network (EJN), së cilës i shprehim mirënjohjen më të thellë për mikpritjen dhe përkrahjen. Është një nder i jashtëzakonshëm të përfaqësojmë Kosovën në këtë platformë ndërkombëtare prestigjioze dhe të krijojmë lidhje të reja përmes fuqisë së muzikës”, thuhet në njoftimin e “Mitrovica International Jazz Days’.

Konferenca Evropiane e Xhazit mbledh çdo vit dhjetëra përfaqësues të festivaleve, institucioneve dhe organizatave muzikore nga e gjithë bota, duke krijuar mundësi unike për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe promovim të kulturës muzikore.


Go to TOP