Morina mbështet protestën për lirimin e Arbnor Spahiut nga burgjet serbe

Gazetari hulumtues Idriz Morina ka shprehur mbështetjen e tij për thirrjen e organizuar për protestë, me kërkesën që të lirohet nga burgjet e Serbisë Arbnor Spahiu, ish-anëtar i njësisë speciale të Kosovës.

Morina thekson se Serbia po ndëshkon padrejtësisht shqiptarët e pafajshëm dhe se Spahiu, ndonëse kishte më shumë se një vit që jetonte në Gjermani pas migrimit të detyruar, u arrestua pa asnjë bazë ligjore.

Sipas tij, institucionet e Kosovës po tregojnë mungesë vullneti dhe vendosmërie për të vepruar duke e lënë çështjen në harresë, ndërsa familja e Spahiut ndodhet në gjendje të rëndë morale e të pafuqishme për të ndërmarrë veprime të mëdha.

“Përmes protestës duam të ndërgjegjësojmë politikën vendore dhe shtetin, por edhe praninë ndërkombëtare në Kosovë, që të ushtrojnë trysninë e duhur mbi Serbinë fashiste për të liruar Arbnor Spahiun,” thuhet në thirrje. /Kosova.info/

Go to TOP