Moldavia ndalon partitë pro-ruse
Komisioni Qendror Zgjedhor në Moldavi ka njoftuar se, pas hetimeve të policisë dhe inteligjencës vendore, ka vendosur të ndalojë pjesëmarrjen e partisë pro-ruse “Moldavia e Madhe” – Moldova Mare, e cila, sipas tyre, ka përdorur financa ilegale nga jashtë dhe ka tentuar të paguajë qytetarët për votat e tyre në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen të dielën.
Ky vendim erdhi pak pasi zyrtarët e Moldavisë ndaluan pjesëmarrjen e një partie tjetër pro-ruse “Zemra e Moldavisë”, e cila shihej si njëra prej partive me më së shumti gjasa të sfidonte partinë pro-perëndimore “Partinë e Veprimit dhe Solidaritetit”, e cila momentalisht mban shumicën në parlamentin e Moldavisë. Sipas zyrtarëve, edhe kjo parti u ndalua për shkak të pranimit të financave nga jashtë dhe tentimeve për blerjen e votave.
Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Moldavi shihen si kyçe për të ardhmen e vendit dhe moment vendimtar për vendosjen nëse do të vazhdojë vendi në rrugën pro-evropiane apo do t’i kthehet ndikimit të Moskës. Gjatë javëve të kaluara autoritetet në Moldavi shpeshherë iu referuan tentimeve të Moskës që të ndikojë në zgjedhje duke blerë vota apo duke financuar parti pro-ruse, përderisa forcat e rendit arrestuan dhjetëra individë të dyshuar se ishin duke përgatitur veprime të kabotazhit gjatë zgjedhjeve me qëllim të ndikimit në zhvillimin e rregullt të procesit të votimit.
