Osmani në pritjen e presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë.
“Në pritjen e Presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar presidentja Osmani.
Ajo gjithashtu ka ndarë fotografi duke u takuar me liderë botërorë gjatë kësaj ngjarjeje. /Kosova.info/
