Kupina: Propozimi im për transport urban falas për punonjësit komunal u miratua

Kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka njoftuar se është miratuar propozimi i tij i datës 25 korrik 2025 për lirim nga pagesa e Trafikut Urban për punonjësit e administratës komunale.

Kupina theksoi se ky vendim është një hap i rëndësishëm në mbështetje të punonjësve të komunës dhe shtoi se pret që së shpejti të miratohet edhe një propozim tjetër i tij, i bërë po ashtu më 25 korrik 2025, që parasheh ofrimin e shërbimeve shëndetësore falas për punonjësit e administratës komunale në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare të kryeqytetit.

Ky propozim do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, që do të mbahet më 30 shtator 2025. /Kosova.info/


Go to TOP