Rama: Nga 1 tetori, transporti urban në Prishtinë falas për mësues, mjekë, administratë dhe studentë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar vendimin më të ri në kuadër të transformimit të transportit urban në kryeqytet. Duke filluar nga 1 tetori, përdorimi i autobusëve urbanë do të jetë falas për kategori të caktuara të qytetarëve.

Përfitues të këtij vendimi do të jenë: stafi shëndetësor, si dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve shëndetësore në kryeqytet; stafi mësimor dhe stafi administrativ, teknik e mbështetës i institucioneve arsimore të kryeqytetit, përfshirë edhe institucionet parashkollore; punonjësit e administratës së Kryeqytetit në të gjitha nivelet duke përfshirë edhe institucionet vartëse; të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë dhe të gjithë studentët e kryeqytetit.

Rama tha se ky vendim është pjesë e vizionit për një Prishtinë më të gjelbër, me më pak vetura dhe me prioritet për qytetarët. /Kosova.info/


Go to TOP